Besëtytni dhe rekorde, Ronaldo ndez “motorët” dhe kërkon të barazojë rekordin e Maldinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 16:23

Besëtytni dhe rekorde, Ronaldo ndez “motorët” dhe kërkon të barazojë rekordin e Maldinit

A mundet që një fotografi të shënojë fatin e një ndeshjeje apo qoftë edhe të një evenimenti të tërë?! Ndoshta po! Të paktën kjo është ajo që besojnë Kristiano Ronaldo, Kasemiro dhe Marselo, tre titullarët e Realit të Madridit, që përsërisin në çdo transfertë të Ligës së Kampioneve pas fazës së grupeve të njëjtën fotografi nga aeroporti i qytetit ku më pas do të shkojnë të “pushtojnë”.

Ronaldo Kasemiro Marselo

Kjo është përsëritur në Paris në 1/8-at e finaleve (fituan 2-1), në Torino (çerekfinale, fituan 3-0) dhe në Mynih (gjysmëfinale, fituan 2- 1). Dhe ata e kanë përsëritur këtë ritual me të mbërritur në Kiev, ku shpresojnë që sërish fitorja t’i ndjekë.

“CR7” LUAN PËR REKORDE

Gjithsesi, duke lënë mënjanë Kasemiron dhe Marselon që gjithashtu do të kenë peshën e tyre në finalen e mbrëmjes së sotme, të gjithë sytë e botës është e ditur se do të drejtohen nga “jashtëtokësori” Kristiano Ronaldo. Ylli portugez i Realit të Madridit nuk do të luajë vetëm për të shtuar palmaresin e tij, por për të zgjeruar edhe kapitujt e rekordeve personale në karrierën e sportit më të bukur në botë.

6118db634d683676847917f922529258

1) Ronaldo numëron 4 trofe të Champions-it të fituar në karrierë (një me Junajtid dhe tre me Realin). Nëse triumfon sot, do ta dërgonte në pesë numrin e tyre dhe i vetëm do të barazonte arritjet e klubeve të mëdha si Barcelona, Bajerni dhe vetë Liverpuli që do të ketë përballë. Por në të njëjtën kohë, në vitet në vazhdim do të ketë mundësinë që të synojë arritjet e Milanit me 7 Champions, skuadra e dytë më e titulluar pas Realit.

2) Menjëherë, sapo arbitri Maziç të vërshëllejë fillimin e takimit, Ronaldo do të konvertohet në lojtarin që do të barazojë ish-kapitenin legjendar të Milanit, Paolo Maldinin, rekordin e Ligës së Kampioneve (formatit të ri) me 6 finale të luajtura (Kristiano, përveç 5 trofeve të fituar, ka humbur edhe një finale me Junajtid, kundër Barcelonës, në sezonin 2008-2009). Ndërsa, nëse do të llogarisim edhe formatin e vjetër, pra Kupën e Kampioneve, atëherë rekordmenët janë Xhento dhe Paolo Maldini me 8 finale si dhe Di Stefano me 7.

Ronaldo 3

3) Nëse ngre sot në mbrëmje kupën, Kristiano do të hyjë mes ikonave që kanë fituar nga 5 herë Champions-in, me emra madhështorë si Xhento (presidenti aktual i nderit i Reali), Alfredo Di Stefano, Markuitos, Zarraga, Hektor Rial, Huanito Alonso, Rafael Lesmes, Paolo Maldini, Alesandro Kostakurta dhe Klarens Sedorf.

4) Një tjetër rekord që Ronaldo mund të synojë sot në Kiev është rekordi i golave në një edicion të vetëm. Deri tani ai ka shënuar 15 gola dhe i duhen vetëm dy që të barazojë veten, në sezonin 2013-2014, rekord absolut dhe vetëm i tiji në historinë e këtij kompeticioni.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"