Besës i mbarojnë fjalët, pritet reagimi ndaj Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 12:17

Besës i mbarojnë fjalët, pritet reagimi ndaj Devollit

Pas humbjes në Pogradec, të gjithë në kampin kavajas, duke filluar nga trajneri Magani e deri te lojtari i fundit, kanë pranuar përgjegjësitë e tyre. Pas seancës së fundit stërvitore, asnjë nga lojtarët e Besës nuk ka pranuar të flasë për “Panorama Sport”.

besa

 

Atyre u kanë mbaruar fjalët, të paktën deri në ndeshjen me Devollin, ku pritet që skuadra të reagojë në fushë me lojë dhe fitore. Ndeshja me Devollin do të luhet në stadiumin e Peqinit dhe trajneri Gugash Magani pret që Besa të bëjë kthesën. Ai ka folur me grupin e futbollistëve, duke evidentuar shpesh mangësitë në lojë.

Trajneri peqinas e vlerëson Devollin, që vjen nga një humbje dhe për kavajasit puna bëhet edhe më e vështirë. Sidoqoftë, nuk ka asnjë justifikim për verdhezinjtë, sepse edhe barazimi do të ishte një dështim i madh, duke e lënë Besën në fund të tabelës së renditjes. Edhe Elbasani i vendit të fundit ka fituar, duke e “kërcënuar” hapur Besën, që nëse vijon si 8 javët e para, do ta shohë veten në zonën e rrezikut.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"