Besës i hapet “oreksi”, shkon për kualifikimin në Peshkopi ndaj Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2022 | 12:30

Besës i hapet “oreksi”, shkon për kualifikimin në Peshkopi ndaj Korabit

Pa mbledhur ende veten nga barazimi plot polemika në kampionat, Besa bëhet gati për një tjetër përballje me Korabin.

besa korabi

Këtë herë për llogari të Kupës së Shqipërisë. Skuadra ka zhvilluar dje në mesditë seancën e fundit stërvitore në prag të takimit të kthimit, që do ta luajë sot në orën 14:00 në Peshkopi.

Mungesa nuk kanë, me përjashtim të sulmuesit Veriu (që ka javë i dëmtuar dhe ende nuk është i gatshëm). Akti i parë i zhvilluar në Peqin në kuadër të turit të parë përfundoi në shifrat 1-1.

Të parët shënuan miqtë me Lalën dhe më pas Onuh vendosi baraspeshën. Nisur nga kjo, kanë shanse për të tentuar kalimin e këtij raundi. Vetëm brenda 3 javësh, kavajasit dhe dibranët do të ndeshen plot 3 herë mes tyre, dy herë në Kupë dhe 1 në kampionat.

Sfida e së shtunës së kaluar (e vlefshme për javën e 5-të) përfundoi 1-1, me Korabin që barazoi shifrat në limitin e shtesës (në minutën e 96-të).

Një përballje që prodhoi shumë pakënaqësi e protesta nga stafi, tifozët dhe vetë lojtarët kavajas.

Reagim që ka sjellë edhe pasoja, pasi Disiplina ka dënuar me 8 ndeshje zv.trajnerin Klaudian Dervishin, gjobitur klubin me 50 mijë lekë të vjetër (paçka se do të paguajnë vetëm gjysmën) dhe mbyllur dyert e stadiumit për tifozët për 4 ndeshje.

Edhe pse është ende e nxehtë ajo që ndodhi, sulmuesi Edmond Hoxha një ditë më parë paralajmëroi për “Panorama Sport” se mes futbollistësh nuk pati asnjë problem e gjithçka mes tyre shkoi brenda normave sportive.

Nisur nga kjo, edhe sot parashikohet që të ketë “fair play” në fushë. Edhe pse Besa nuk ka objektiv këtë Kupën e Shqipërisë, sot në Peshkopi udhëton për t’u kualifikuar.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"