Besëlidhjes i kthehet “bomberi”, Ruben Danaj: Luajmë sezonin me Tomorin, duhet mobilizim total

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 23:48

Besëlidhjes i kthehet “bomberi”, Ruben Danaj: Luajmë sezonin me Tomorin, duhet mobilizim total

Besëlidhjes i kthehet “bomberi” Ruben Danaj. Javën e fundit nuk luajti prej të kuqit që mori kundër Maliqit, por me Tomorin do të jetë në fushë dhe në majë të sulmit. Ai e quan 90- minutëshin e së shtunës përcaktues, ndaj kërkon një sforco për ta kaluar me sukses.

Ruben dhe Redon

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, 27-vjeçari analizon edhe atë që nuk shkoi si duhet kundër Tërbunit. “Humbja në Pukë erdhi nga gabimet e bëra në fushë. Patëm kundër edhe fatin, pasi goli i Tërbunit ishte më shumë një dhuratë sesa rezultat i presionit.

Gjithsesi, nuk mund ta zhbëjmë më të shkuarën, iku tashmë… Tani po stërvitemi për llogari të supersfidës ndaj Tomorit, që po e vlerësojmë maksimalisht. Ne kemi nevojë për më shumë mobilizim dhe solidaritet në fushë, pasi nga pikëpamjet sportive dhe psikologjike ekipi është shumë mirë.

Pozitat ku ndodhemi në renditje nuk pranojnë hapa falsë, ndaj këtu duhet që të jemi shumë vigjilentë. Ende ndodhemi në zonën portokalli mes mbijetesës, ‘play off’-it dhe rrezikut, ndaj këto katër javët e mbetura po i konsiderojmë finale. Tomori jo vetëm nga tradita, por edhe aktualisht ka ekip të mirë, ndaj na duhet mobilizim total. Kjo për ne është ndeshja e sezonit. Kam shumë besim tek ekipi që këtë sfidë do ta fitojmë”, e mbylli autori i 10 golave me lezhjanët.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"