“Besëlidhjen s’e njoh, por shpëtojmë”, Dedja: Mos e diskutoni, ankthin e tri viteve më parë nuk do ta përjetojmë më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 15:09

“Besëlidhjen s’e njoh, por shpëtojmë”, Dedja: Mos e diskutoni, ankthin e tri viteve më parë nuk do ta përjetojmë më

Hysen Dedja është i vendosur, as nuk do ta përmendë fjalën “mbijetesë”. Edhe pse Vllaznia e tij diskuton qëndrimin në Kategorinë Superiore, ai është i bindur që do të fitojnë nesër në orën 19:00 përballë Besëlidhjes dhe rrjedhimisht shpëtojnë. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, numri një i pankinës shkodrane paralajmëron se ekipi do të jetë tërësisht ndryshe në lojë dhe ankthin e tri viteve më parë nuk do ta përjetojnë më.

Dedja Vllaznia

Profesor, do të luani nesër një finale që “vulos” qëndrimin e Vllazninë në Kategorinë Superiore. Si e shikoni këtë përballje mbijetese me Besëlidhjen?

Mendoj se fjala “mbijetesë” duhet hequr nga ana jonë. Kemi një sfidë 90-minutëshe, por kurrsesi s’e shikoj Vllazninë në atë ankth e siklet që u përjetua tri vite më parë. Ne do të jemi në Kategorinë Superiore dhe kjo as që diskutohet.

Çfarë do të ndryshoni në këtë ndeshje “play out”-i, krahasuar me formacionin që luajti dhe barazoi përballë Flamurtarit?

Mendoj se do të ndryshoj shumë dhe sidomos në lojë. Do të bëjmë një paraqitje krejt tjetër në këtë 90-minutësh, në të gjitha aspektet.

Domethënë formacioni nuk lëviz?

Për sa i përket formacionit, mund të them se do të ketë vetëm ndonjë lëvizje të vogël, jo gjëra të mëdha.

Sa e njihni kundërshtarin? A e kishit kohën e mjaftueshme për të mbledhur informacione për Besëlidhjen?

Jam duke parë disa video të ndeshjeve që ka bërë Besëlidhja në fakt. Po i shikoj me kujdes. Ndërsa direkt nuk është se e njoh këtë skuadër.dedjaaaa

Thatë që s’do të përsëritet ankthi i asaj finaleje të para tri sezoneve. Pse jeni kaq i bindur?

Jam i bindur, pasi kemi një skuadër mjaft të kompletuar.

Në fakt, vendin e 8-të nuk e shmangët dot…

Nuk e di se pse kjo skuadër përfundoi në këtë pozicion, pasi siç e thashë, grupi është realisht i mirë.

Skuadra u grumbullua që të enjten, pse e morët këtë hap?

Regjimi duhet dhe aq më tepër para një takimi të tillë. Drejtuesit kanë menduar që ta grumbullojnë ekipin më herët dhe mendoj se kjo do t’i ndihmojë lojtarët që të jenë më të përqendruar te ky 90-minutësh. Klubi u mundua që të bëjë më të mirën në këtë drejtim.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"