Besëlidhja zgjedh kapitenin, shiriti i besohet mbrojtësit 23-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 19:16

Besëlidhja zgjedh kapitenin, shiriti i besohet mbrojtësit 23-vjeçar

Besëlidhja zgjedh kapitenin. Gati 24 orë para nisjes së sezonit të ri, klubi ka graduar Patrik Fetajn. Mbrojtësi hyn në sezonin e tretë me lezhjanët, por këtë vit do të ketë një status të ri. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, 23- vjeçari thotë:

Patrik Fetaj

“Kemi rreth 6 javë që stërvitemi intensivisht dhe jemi gati. Edhe futbollistët e ardhur rishtas janë shkrirë me skuadrën dhe e them pa frikë se kemi ndërtuar një ekip solid. Objektivi i Besëlidhjes dihet, pasi vetëm ngjitja në elitë na kënaq.

Do të luftojmë që nga sekonda e parë për realizimin e tij. Starti i sezonit na ka rezervuar të luajmë në shtëpi ndaj Bylisit, një skuadër që duhet vlerësuar maksimalisht nga të gjitha pikëpamjet. Ballshiotët vijnë me një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme në nivelin elitar. Shumica dërrmuese e skuadrave startojnë me objektiva të qartë për ngjitje, por vetëm dy e kanë privilegjin që ta shijojnë. Ndaj, duhet që të mos gabojmë kurrë”, përfundoi mbrojtësi lezhjan.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"