Besëlidhja vazhdon rrugën e fitoreve, ja reagimi i presidentit Noka dhe trajnerit Bruka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 18:57

Besëlidhja vazhdon rrugën e fitoreve, ja reagimi i presidentit Noka dhe trajnerit Bruka

Besëlidhja nuk ndalet, ndonëse fitorja në Devoll ishte dramatike. Vëllezërit Danaj vazhdojnë të bëjnë “shou”, pasi golat erdhën të tre prej tyre.  Trjajneri Alban Bruka e quan të vuajtur fitoren, por të çmuar.

Noka

Pas ndeshjes, trajneri i Besëlidhjes tha:

“Erdhëm për të marrë pikët dhe ia dolëm, ndonëse në fund. Po rritemi nga java në javë. Pas golit të dytë, lëshuam disi terren. Kundërshtari na goditi me një eurogol dhe më pas barazoi. E megjithatë, jam i kënaqur me ekipin. Gjeti forcë dhe kurajë, duke arritur të fitojë në shtesë. Me këtë kontigjent që kam dëshira është e madhe të jemi brenda gjashtëshes”.

Presidenti Gjok Noka ka mbetur gjithashtu i kënaqur me fitoren e 4-t radhazi. Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën, presidenti i Besëlidhjes u shpreh:

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën. Bëmë një lojë superperfekte. Duhet të shkonim 0-3, por shkuam 2-2. Ky është futbolli, ka të papritura. Të vish në Devoll të marrësh 3 pikë, kjo është fantastike. Do ecim dhe synojmë pjesën sipër të tabelës. E filluam vërtet shumë keq, por kemi reaguar mjaft mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"