Besëlidhja sfidon Vllazninë për Superioren, ja si kanë dalë 10 ndeshjet e fundit mes tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 20:28

Besëlidhja sfidon Vllazninë për Superioren, ja si kanë dalë 10 ndeshjet e fundit mes tyre

Përcaktohet finalja e “Play-Out”-it, e cila do të jetë një derbi verior mes Vllaznisë dhe Besëlidhjas, që ka vlerën e një biletë në Superiore, e cila do të luhet në datën 2 gusht në “Loro Boriçi”. Pritet të jetë një përballje tepër e luftuar, edhe pse shkodranët janë superiorë në letër. Gjithsesi lezhianët e Besëlidhjas janë një skuadër për t’u pasur frikë, pasi kujtojmë që eliminuan nga Kupa e Shqipërisë, Partizanin këtë sezon.

beselidhja vllaznia

Ndërkohë që për sa i përket përballjeve mes këtyre 2 skuadrave, ndeshja e fundit mes tyre rezulton në datën 4 maj të vitit 2019, e cila ka përfunduar në barazim 1-1. Ndërkohë për sa i përket precedentëve në 10 sfidat e fundit, 5 herë ka fituar Vllaznia, 1 herë Besëlidhja, ndërsa 4 sfida janë mbyllur në barazim.

10 perballjet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"