“Besëlidhja nuk gabon këtë herë”, Kledi Dibra: Kemi ruajtur boshtin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2020 | 22:56

“Besëlidhja nuk gabon këtë herë”, Kledi Dibra: Kemi ruajtur boshtin

Pas miqësores ndaj Veleçikut, ku fituan 4-1, lezhjanët bënë një ditë dhe dje iu rikthyen fushës. Mbrojtësi Kledi Dibra, gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” thekson se me skuadrën që po formatohet, objektivi i Superiores është plotësisht i arritshëm.
beselidhjka
“Po mbush një dekadë me fanellën e Besëlidhjes dhe shumë sezone kanë qenë të bukur, por dramatik, pasi kemi ngecur në metrat e fundit drejt Superiores. Edhe sezoni që shkoi ishte i tillë. Kemi kohë që jemi vënë nën urdhrat e trajnerit Sinan Bardhi dhe kemi punuar shumë. U duk se Besëlidhja u grumbullua me vonesë, por kohën na e kompensoi bojkoti i kampionatit nga Superiorja. Shpresoj që kampionati të nisë sa më shpejt. Me trajnerin Bardhi kam punuar edhe më parë, në Kategorinë e Parë dhe në të Dytën. Pothuajse skuadra është formatuar dhe është e gatshme për startin e sezonit. Besëlidhja ka ruajtur boshtin dhe afrimet janë integruar mirë, siç kanë treguar miqësoret. Kemi një skuadër të denjë për ngjitjen në Superiore, por na duhet punë që të mos gabojmë”, deklaroi shkodrani 28-vjeçar, Kledi Dibra.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"