Besëlidhja nis me përforcimet, bashkohet me lezhjanët sulmuesi shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 11:53

Besëlidhja nis me përforcimet, bashkohet me lezhjanët sulmuesi shkodran

Besëlidhja vazhdon punën intensive nën drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi. Duke ditur se kampionati nuk do të nisë tani, skuadrave u mbetet kohë e mjaftueshme për fazën përgatitore dhe lezhjanët janë të favorizuar nga kjo gjë, pasi kanë dalë më vonë në fushë.

arenca dibra

Në stërvitje me Besëlidhjen ka dalë dje edhe sulmuesi shkodran, Arenc Dibra, vëllai i mbrojtësit dhe kapitenit Kledi Dibra. Për Arenc Dibrën është hera e tretë që vjen te Besëlidhja, herën e parë ishte në sezonin 2011-2012, kur qëndroi 2 vjet, më pas në fillim të sezonit 2014 dhe u largua gjatë merkatos të atij sezoni për te Vllaznia.

Si përforcim në mesfushë, por që gjatë miqësoreve të fundit ka luajtur si sulmues, ka ardhur edhe shkodrani Shaba, i cili ndaj Kastriotit shënoi golin e vetëm për lezhjanët. Merkatoja e kësaj vere ka sjellë edhe sulmuesin serb Nikola Çvoroviç, i cili pritet të zyrtarizohet në mesjavë, pas miqësores ndaj Besës, që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e Lezhës.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"