Besëlidhja ndalon Laçin, kurbinasit nevrikosen me gjyqtarin e miqësores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 13:58

Besëlidhja ndalon Laçin, kurbinasit nevrikosen me gjyqtarin e miqësores

Besëlidhja dhe Laçi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në miqësoren e luajtur mes tyre në fundjavë. Takimi ka nisur i qetë. Në minutën e 4-ërt Laçi sulmon nga e majta me anë të Turkajt, në zonë gjuan Mazrekaj, por jashtë. Në minutën e 8-të, Turkaj kroson nga e majta në zonë, Ramos e gjuan me kokë, topi shkon mbi traun e portës. Në minutën e 11-të, Hajdari gjuan në hyrje të zonës, topi pritet nga portieri Sherri. Në të 15-ën Lushkja që provon nga jashtë zonës me një “predhë”, por topi del jashtë.
beselidhja laci
Në minutën e 30-të dhe 35-të vendasit kanë dy mundësi me Çokiç, por pa mundur që të gjejnë rrugën e golit. Ndonëse të dyja skuadrat luftuan fort me një epërsi të lehtë të kurbinasve, fraksioni i parë u mbyllë pa gola.

Fraksioni i dytë ka nisur mjaft i fortë nga të dyja skuadrat të cilat e kërkuan golin. Në minutën e 58-të Turkaj kalon Laçin në avantazh me kokë, pas një goditjeje dënimi nga e djathta e sulmit nga Mazrekaj. Ndonëse topi u vendos nga vendasit në qendër, goli u anulua nga arbitrat për pozicion jashtë loje të Turkajt. Padyshim kjo i irritoi disi kurbinasit. Në minutën 72-të kurbinasit patën një mundësi shënimi, por shpëtimtar bëhet Gjikola që e nxjerr topin jashtë. Në 15 minutat e fundit Besëlidhja ka dy mundësi me Shabën, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Kurbinasit nuk i kanë fshehur pakënaqësitë në fund të miqësores, pasi sipas tyre përveç golit të anuluar, gjatë lojës kanë pretenduar edhe për tri penallti të padhëna nga arbitri Hoxha.

SKEDA

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"