Besëlidhja mposhti Vorën, flet Bradhi: E prisja fitoren, por shpërdoruam shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 17:18

Besëlidhja mposhti Vorën, flet Bradhi: E prisja fitoren, por shpërdoruam shumë

Sinan Bardhi nuk befasohet nga fitorja e Besëlidhjes. Trajneri e priste shpërthimin e të tijve dhe këtë e pohon me të madhe gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”.

Sinan Bardhi

“E prisja këtë fitore pasi e kisha paralajmëruar edhe më parë. Kam besim te ky grup futbollistësh, që përbëjnë Besëlidhjen e sivjetme. Nisja me fitore është një paralajmërim pozitiv, ndaj jam mjaft i kënaqur. Skuadra zhvilloi volum të madh loje, duke e kontrolluar atë në pjesën dërrmuese të kohës.

Shpërdoruam shumë raste, por këto janë pjesë e lojës. Gjithsesi, unë kam rezervat e mia, që do t’ua bëj të ditur futbollistëve në analizën që do të zhvillojmë. Duhet më shumë punë me rezervat, pasi pas ndërrimeve pësuam. Jam i bindur se Besëlidhja do ta udhëheqë grupin tonë”, tha tekniku i lezhjanëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"