Besëlidhja e “vëllezërve”, Dibra: Këtë sezon do ngjitemi në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 21:26

Besëlidhja e “vëllezërve”, Dibra: Këtë sezon do ngjitemi në Superiore

Merkatoja e kësaj vere ka grumbulluar te Besëlidhja tri çifte vëllezërish, serbët Dimitrie dhe Nikola Çokiç, lezhjanët Florian e Gjergj Përgjoni dhe shkodranët Kledi e Arenc Dibra. Ky i fundit erdhi këtë verë në Lezhë, duke iu bashkuar edhe vëllait që nuk e ka braktisur kurrë këtë ekip në një dekadë. Në një prononcim për “Panorama Sport” sulmuesi Arenc Dibra rrëfen arsyet që e bindën për t’u rikthyer për herë të tretë te Besëlidhja dhe e pranon që ky vit do të jetë special për të.
unnamed (1)
“Për herë të parë te Besëlidhja erdha para 9 vitesh, së bashku me vëllain tim Kledin. Nëse unë ika, ai qëndroi. Unë kam luajtur gjatë karrierës kryesisht te Besëlidhja dhe Vllaznia, pasi këto skuadra më kanë kërkuar më shumë. Që nga fillimet e mia në Lezhë e tani, kohët dhe situatat kanë ndryshuar rrënjësisht, por vetëm objektivat mbeten të njëjtë. Kampionati këtë vit do të jetë i veçantë, sa prej pandemisë aq edhe prej bojkotit. Futbolli shqiptar edhe po të mos i kenë ndodhur këto dy fenomene, do të ishte në krizë financiare. E megjithatë, kjo nuk do të na pengojë që të luftojmë për t’u ngjitur në mesin e më të mirëve. Ne po vijojmë normalisht stërvitjen për të qenë të gatshëm për startin e kampionatit. Kjo ka qenë një fazë e stërgjatë dhe ndoshta e lodhshme, por mendoj se na ka ndihmuar që të kolaudohemi dhe qenë në 100% tonë”, deklaroj Arenc Dibra.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"