Besëlidhja e plotë, Plori do patjetër fitore. Shkumbini me tri mungesa në mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 11:05

Besëlidhja e plotë, Plori do patjetër fitore. Shkumbini me tri mungesa në mesfushë

Besëlidhja të shtunën u dha fund përgatitjeve për ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit ndaj Shkumbinit, që do ta luajë sot në orën 13:00, në stadiumin e saj.

elvis plori

Lezhjanët do të luftojnë vetëm për fitore, pasi u duhet të mbeten pranë kreut për të pasur siguri në rrugën e ngjitjes në Superiore. Gjatë gjithë javës skuadra është stërvitur intensivisht nga trajneri Elvis Plori dhe ndihmësit e tij, të cilët janë munduar ta karikojnë sa më shumë grupin për të marrë tri pikët.

PLORI – Trajneri Elvis Plori, në prononcimin para ndeshjes ndaj Shkumbinit, ka theksuar se gjendja e skuadrës është e mirë dhe rikthimi i disa lojtarëve të dëmtuar e bën atë optimist për fitore. Pas rezultateve të djeshme, lezhjanët e shohin veten në vend të 4-t, kështu që janë të detyruar ta shfrytëzojnë maksimalisht 90- minutëshin e sotëm për të rifituar pozitat në tabelë.

“Tashmë kampionati ka hyrë në rrjedhën e tij të plotë, pasi luhet java e gjashtë e tij. Tabela tashmë është ndarë në dy zona, ajo e pretendentëve dhe është stërvitur mirë, duke marrë ngarkesat e nevojshme, ashtu siç dëshironim, ndaj jam i kënaqur për këtë pjesë. Gjendja e ekipit më jep besim për fitore, pasi mendoj se lojtarët do të shfaqin më të mirën në fushën e blertë. E vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin, kjo është normë, pavarësisht emrit apo e mbijetesës. Ne jemi në zonën e pretendentëve, ndaj na duhet patjetër fitorja nesër (sot) në shtëpi ndaj Shkumbinit. Shpresoj se do t’ia dalim me sukses. Pozitive për ne është se disa nga lojtarët që ishin të dëmtuar tani janë rehabilituar plotësisht dhe janë të gatshëm. Gjatë gjithë javës stërvitore ekipi historisë. Ashtu si i vlerësojmë kundërshtarët, ashtu edhe i respektojmë, por në fushë luftojmë për fitore, çka është normale në sport dhe veçanërisht në futboll. Nuk mund të lë mënjanë apelin e përjetshëm për tifozërinë, për të na mbështetur nga shkallët e stadiumit”.

b

SHKUMBINI – Tri mungesa në mesfushë, Branica i beson grupit

Skuadrën e Shkumbinit e pret sot një transfertë shumë e vështirë në Lezhë, ku ndeshet me Besëlidhjen që pretendon ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

Branica - Shkumbini

Trajneri Sokol Branica ka mbyllur përgatitjet për këtë sfidë, ku është i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion dhe konkretisht në mesfushë, për shkak të mungesave të Nexhës, Tufës dhe Koreshit. Megjithatë, numri 1 i stolit bardhekaltër ka besim se Shkumbini mund ta përballojë ndeshjen me Besëlidhjen falë frymës së grupit.

“Na pret një sfidë e vështirë në Lezhë, por nuk është e pamundur për t’u kthyer me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Pavarësisht se kam tri mungesa në mesfushë, mendoj se alternativat që kemi në stol do të japin më të mirën e mundshme në ndihmë të ekipit. Duhet të funksionojmë si një grup i vetëm që nga porta e deri në sulm, pasi vetëm kështu mund të synojmë marrjen e një rezultati pozitiv ndaj Besëlidhjes. Kampionati i Kategorisë së Parë po bëhet interesant dhe çdo fushë po tregon se nuk ka më favoritë. Shpresojmë në një gjykim sa më korrekt dhe në fund le të fitojë skuadra që do ta meritojë me atë që do të japë në fushë”, është shprehur trajneri i peqinasve, Sokol Branica.

Preng GJIKOLA / Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"