“Besëlidhja dhe Lezha, më mirë nga sa e prisja”, portieri serb flet për aventurën shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 18:16

“Besëlidhja dhe Lezha, më mirë nga sa e prisja”, portieri serb flet për aventurën shqiptare

Besëlidhja mbyll sot minifazën përgati tore të janarit me miqësoren ndaj Shënkollit, e cila do të zhvillohet në stadiumin e Lezhës. Për skuadrën e trajnerit Plori merkatoja e janarit është mbyllur me tri prurje, portierin serb Gjorgje Vukashinoviç, i cili ka ardhur bashkë me sulmuesin Ivan Jovaneviç dhe mbrojtësin shkodran Samet Ruqi. Tri përforcime që erdhën për shkak të largimit të portierit Samet Bajri dhe të mesfushorëve Isiaga Kamara dhe Abubakar Soumah.

beselidhja

VUKASHINOVIÇ – Portieri Gjorgje Vukashinoviç vjen nga skuadra e Sindjeliçit të Beogradit që militon në Ligën e Parë të Serbisë, është i moshës 23 vjeç dhe ka 5 vjet që luan si profesionist. Në një prononcim për “Panorama Sport”, i pari për të, Vukashinoviç ka thënë:

vukashinoviv

“Pas ftesës që më erdhi nga Besëlidhja, pranova menjëherë, pasi kisha dëgjuar për këtë skuadër dhe për objektivat e saj. Pavarësisht zërave, sapo shkela në Lezhë u përballa me një realitet mjaft miqësor, një atmosferë shumë të ngrohtë dhe kjo më bën ta ndiej veten mirë që në fillim. Erdha bashkë me sulmuesin Ivan Jovaneviç dhe jam mjaft i lumtur që u bashkuam me Milan Gjorgjeviç dhe Dimitrie Çokiç, të cilët janë njerëz shumë të mirë dhe futbollistë profesionistë e të talentuar. Akordin e kam arritur që në Serbi. Jam i kënaqur dhe i bindur se do të zbatohen pikat që kemi rënë dakord. Ende nuk e njoh mirë skuadrën, por për sa pashë në dy miqësoret që zhvilluam, mendoj se ka kualitet për të pretenduar Superioren. Megjithatë, duhet të njoh edhe skuadrën rivale për ngjitje. Shpresoj shumë te kjo skuadër, te stafi i saj, trajneri Plori dhe te presidenti, i cili po na mbështet edhe më mirë sesa e kisha menduar. Dua t’i shërbej sa më shumë Besëlidhjes. Lezha është një qytet mjaft mikpritës, ndaj po përpiqem që të marr sa më shumë energji dhe të jem i freskët që ditën e parë të rinisjes së kampionatit”, deklaroi “gardiani” serb i Besëlidhjes, Gjorgje Vukashinoviç.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"