Besëlidhja bëhet çështje familjare, vjen vëllai i futbollistit serb në Lezhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:24

Besëlidhja bëhet çështje familjare, vjen vëllai i futbollistit serb në Lezhë

Besëlidhja nuk po ndalet në merkato, ku në fakt u fut disi me vonesë, për shkak të rrethanave që u krijuan. Me lezhjanët ka nisur stërvitjen dje edhe një sulmues serb, 28-vjeçari Milan Çokiç, i cili është vëllai i mesfushorit Dimitrie Çokiç. Ai u thirr te Besëlidhja pas largimit të bashkatdhetarit të tij, Nikola Çvoroviç, që nuk arriti ta bindte trajnerin Sinan Bardhi pas tri ndeshjeve miqësore.
download
Lezhjanët kishin nevojë për një sulmues dhe besohet se e kanë gjetur tashmë, por është trajneri Bardhi që do të thotë fjalën e fundit. Në Lezhë vazhdojnë të besojnë ndërkohë se mund të marrin pjesë në Superiore sezonin e ardhshëm, ku do të zëvendësojnë Skënderbeun e dënuar nga UEFA me një vendim të formës së prerë.

AFRIMET – Deri tani, merkatoja e kësaj vere ka sjellë te Besëlidhja shkodranët Stivi Shaba, Arenc Dibra dhe Erind Selimaj, si dhe serbin Milan Çokiç, por ky i fundit duhet të bindë më parë stafin e klubit lezhjan. Skuadra është plotësuar me futbollistë lezhjanë dhe për të mërkurën Besëlidhja ka planifikuar një miqësore me Veleçikun. Pas kësaj ndeshjeje, trajneri Bardhi mund të japë përshtypjet për sulmuesin e ri. Vëllai i tij, Dimitrie Çokiç, luajti titullar te Besëlidhja sezonin e fundit dhe ishte një nga më të mirët. Në miqësoren e fundit ai realizoi 3 gola.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"