Besart Ibraimi shtang Partizanin, sulmuesi zgjedh të vijojë karrierën te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 14:28

Besart Ibraimi shtang Partizanin, sulmuesi zgjedh të vijojë karrierën te skuadra e…

Besart Ibraimi duket se po i ikën nga duart Partizanit.

BESART IBRAIMI

35-vjeçari është në kontakte prej javësh me të kuqtë, por ende nuk ka marrë një ofertë të kënaqshme, për t’i thënë “po” propozimit të tyre.

Këtë e ka bërë një emër surprizë. Bëhet fjalë për Struga Trim Lum.

Sipas “sportmedia.mk”, ekipi shqiptar i kampionatit maqedonas ka ndërhyrë në ditët e fundit me një ofertë “blic”, duke nxjerrë jashtë loje Partizanin dhe Shkupin, që tentonin prej javësh të mbërrinin te golashënuesi më i mirë i historisë së kampionatit maqedonas.

I njëjti burim bën me dije se ka një marrëveshje paraprake mes palëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"