Besart Berisha te Melbourne Victory

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2014 | 10:06

Besart Berisha te Melbourne Victory

Besart BerishaPas konfirmimit se Berisha do të largohet nga Brisbane Roar në fund të sezonit, sulmuesi kosovar ka vendosur të lëshojë një mesazh për tifozët e zjarrtë të Brisbane. Në letrën e tij në formë mesazhi shkruhet:
“Të dashur tifozë të Brisbane Roar, Fillimisht dua të ua konfirmojë se po largohem nga Brisbane Roar në fund të sezonit. Disa prej jush nuk do të mund të pajtoheni me vendimin tim, megjithatë unë dua të ju them se kam kaluar tre sezone të jashtëzakonshme këtu dhe jam i përqëndruar që deri në fund të këtij sezoni t’i ndihmojë skuadrës të shënojë gola dhe të shpallemi kampion. Shpresojë që ju të më përkrahni deri në fund të sezonit ngase unë do jap maksimumin për Brisbane Roar. Të gjithë ju keni një hapësirë speciale në zemrën time,
I juaji, Besart Berisha.”
Nuk ka vonuar dhe Besart Berisha ka zyrtarizuar edhe destinacionin e tij të ardhshëm, pa e braktisur Australinë. Pavarësisht se u tha që sulmuesi donte të rikthhej në Europë, për t’i shërbyer edhe kombëtares kuqezi, nuk ka ndodhur kjo. Ai ka arritur marrëveshje me ekipin e Melbourne Victory, ekip në eliten e fubtollit australian. Këtë gjë e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit në internet, në të cilën thuhet se Berisha ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe do të mbrojë ngjyrat e Melbournit nga fillimsezoni i ri. I kënaqur me këtë blerje është shprehur edhe trajneri Kevin Muscat, i cili ka thënë: “Besarti është paraqitur në nivelin të lartë. Ai ka sjellë kokëçarje për mbrojtësit dhe trajnerët kundërshtarë, madje edhe mua. Berisha është golashënues i dëshmuar dhe një lojtar që mezi pres të vijë te Melbourne Victory.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"