Besart Berisha largohet nga Australia pas 7 vitesh, nënshkruan me gjigantët aziatikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2018 | 10:47

Besart Berisha largohet nga Australia pas 7 vitesh, nënshkruan me gjigantët aziatikë

Sulmuesi shqiptar Besart Berisha largohet nga kampionati australian pas 7 vitesh për tu transferuar te kryesuesit e kampionatit japonez Sanfrece Hiroshima.

1530244631427

32-vjeçari largohet nga Australi me 4 tituj kampion dhe 116 gola të shënuar duke fituar 2 herë këpucën e artë dhe duke qenë golashënuesi më i mirë i historisë.

Berisha do të nis një aventurë të re në kampionatin japonez dhe dihet që ky kampionat është shumë herë më i zhvilluar se ai australian. Një hap i rëndësishëm në karrierë për sulmuesin shqiptar.

besart berisha

“Kam emocione të përziera tani, pasi kam kaluar një eksperiencë shumë të mirë te Viktoria dhe në Australi. E kam pak të vështirë tani, por është vendimi i duhur për t’u larguar. Dua të falenderoj tifozët që më kanë përkrahur në momente të mira, por dhe në kohë të vështira”,  u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"