Besa u mposht nga Pogradeci, Mërgjyshi: S’e meritonim, kundërshtari vonoi lojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 21:06

Besa u mposht nga Pogradeci, Mërgjyshi: S’e meritonim, kundërshtari vonoi lojën

Besa doli duarbosh nga Pogradeci. Një tjetër ndeshje pa fitore komplikon edhe më shumë misionin e kavajasve. Janë vërtet të dytët, por Egnatia ka marrë arratinë dhe Tomori i është bashkangjitur në renditje.

mergjyshi

Artan Mërgjyshi është i vetëdijshëm që situata është komplikuar shumë, por nuk dëshiron që të dorëzohet. Trajneri ka edhe një ankesë për kundërshtarin, të cilën e përmend gjatë deklaratës së dhënë direkt pas ndeshjes të së dielës.

“Humbja na e vështirëson shumë situatën. Jemi të vetëdijshëm për këtë. I jemi larguar shumë vendit të parë, por do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Nuk mund të dorëzohemi, në fund të fundit kampionati nuk mbaron këtu. Mendoj se nuk e meritonim këtë humbje në Pogradec. Luajtëm shumë mirë, por u ndëshkuam me dy gola të shpejtë dhe më pas nuk arritëm që ta përmbysnim situatën në favorin tonë. Kjo, edhe për faktin se kundërshtarët e vononin shumë lojën, por kjo përligj gjithmonë atë që fiton në një lojë futbolli”, përfundoi numri një i pankinës së kavajasve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"