Besa për turp, Besëlidhja e shpartallon në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2019 | 18:03

Besa për turp, Besëlidhja e shpartallon në miqësore

Në pak ditë stërvi tore, Besa ka zhvil luar dy ndeshje miqësore. Të parën më 3 gusht, ku humbi 0-2 me Bylisin e Superiores, kurse dje ka humbur trefish më thellë, 0-6 me Besëlidhjen. Të dyja këto humbje, edhe pse bëhet fjalë thjesht për miqësore, për një skuadër si Besa, me aq shumë emër dhe traditë, duken vërtet të rënda dhe lënë një shije të keqe.

Besa

Këto testime nuk mund të krahasohen me atë realitet që mendohet se do të ndryshojë shpejt te skuadra kavajase. Të papërmbajtshëm ishin miqtë nga Lezha, të cilët brenda 45 minutave të para arritën të shënonin plot 5 gola. Një Besëlidhje me “pesë yje” në fushë dhe realisht një tregues i qartë se kjo skuadër do të jetë pretendente kryesore për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Ndërsa Besa ishte vërtet për turp.

Mungonin thuajse të gjithë titullarët dhe një pjesë e formacionit ishte me adoleshentë anonimë. Për të ardhur keq. Natyrisht, kjo miqësore do të kishte qenë më mirë të shtyhej për një datë tjetër, pasi ajo që ndodhi në fushë vërtet i ka shqetësuar kavajasit. Stafi teknik është justifikuar me faktin se janë miqësore me karakter seleksionues, por përsëri paraqitja ndaj lezhjanëve ishte më shumë se një zhgënjim sportiv.

Besëlidhja i dha dje një leksion të mirë Besës brenda në shtëpinë e saj. Nuk do të ndeshen mes tyre sezonin e ri, sepse janë në grupe të veçanta, por gjithçka është e qartë për nivelin që kanë dy skuadrat në këtë moment.

bESA66

Sa për kronikën e ndeshjes, duhet thënë se rastet e Besës mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, ndërsa Besëlidhja, veç 6 golave që shënoi, shpërdoroi edhe një mori rastesh të tjera, sidomos në pjesën e dytë. Ra në sy dygolëshi i Soumah për lezhjanët, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Xhorxheviç me penallti, Hoxha, Bushi dhe Rustemaj. U duk qartë diferenca e madhe që Besëlidhja kishte ndaj Besës. Lojtarët e ekipit të drejtuar nga trajneri Elvis Plori, përveç kualitetit, kishin edhe një përgatitje më të mirë fizike, pasi e kanë nisur stërvitjen më shpejt.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"