Besa pa frena, kavajasit afrojnë një sulmues në ekip. Pritet edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 13:58

Besa pa frena, kavajasit afrojnë një sulmues në ekip. Pritet edhe…

Besa duket se ka zënë mend dhe pa shumë “zhurmë” po vazhdon merkaton. Kavajasit janë duke bërë afrime të njëpasnjëshme dhe shpresojnë që kjo strategji këtë vit të rezultojë efikase. Pasi morën një sulmues nga Brazili, tashmë kanë siguruar shërbimet edhe të sulmuesit Jurgen Peqini. 21-vjeçari ka mbajtur veshur më parë edhe fanella si ajo e Turbinës, Teutës apo Erzenit, prej sezonit 2020-2021 do të vishet verdhezi.

jurgen-peqini

Peqini nuk do të jetë i vetmi i afruar, e megjithatë në ditët e ardhshme do të vijnë zyrtarizimet e radhës. Te Besa nuk flitet vetëm për afrime, por edhe për rinovime. Burime pranë presidencës bëjnë me dije për gazetën se braziliani Iran Gonçalves, që vjet ishte pa dyshim më i miri për kavajasit, pritet që të zgjasë kontratën. Në drejtim të këtij të fundit pati edhe oferta nga Kukësi e Teuta, por duket se do të qëndrojë në Kavajë. Një tjetër lider besohet se do të rikthehet në mesfushë.

Bëhet fjalë për Ledion Muçajn, një emër me përvojë në elitën e futbollit shqiptar dhe në Kosovë. Nexhat Bizhdili ka plan ambicioz për sezonin e ri, por me sa duket preferon t’i hedhë hapat një e nga një.

Kujtojmë se Besa aktivizoi kampionatin e fundit mjaft elementë nga 18-20 vjeçarë, që luajtën edhe si titullarë. Këtë sezon nuk do të konsiderohen më si të rinj emra si Ilir Dobjani, Kacbufi, Lila, Zeqiri, Kl.Hoxha, E.Hoxha, mbrojtësi Shimaj e të tjerë të aktivizuar gjatë fazës së tretë. Kavajasit pritet që fazën përgatitore ta startojnë të hënën e 17 gushtit, me misionin e panegociueshëm “Superioren”.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"