Besa nuk ndalet në merkato, transferon një tjetër futbollist shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2019 | 17:04

Besa nuk ndalet në merkato, transferon një tjetër futbollist shkodran

Besa e Kavajës vazhdon “gjuetinë” e talenteve. Skuadra verdhezi ka prezantuar ditën e sotme mbrojtësin shkodran Egzon Shimaj. 18-vjeçari ka qenë një nga më të dalluar tek akademia e Vllaznisë, ndërkohë që do të jetë pjesë e kavajasve në sezonin e ardhshëm.

besa

Shimaj shihet si një element tepër premtues për të ardhmen. Kujtojmë që pak javë më parë me Besën firmosi edhe mesfushori tjetër shkodran Uheid Hoxha.

Lajmi për transferimin e mbrojtësit shkodran te Besa e ka bërë publik vetë klubi kavajas, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

POSTIMI I KLUBIT:  

Egzon Shimaj zyrtarisht verdhezi. 18 vjecari shkodran vjen si nje perforcim i rendesishem per sezonin e ri dhe gjithashtu shikohet si nje element premtues per te ardhmen.

Besa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"