“Besa nuk e meriton të jetë në këto kushte”, rrëfehet Daiu: Partizanin nuk e harroj kurrë, tifozët ishin të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 16:32

“Besa nuk e meriton të jetë në këto kushte”, rrëfehet Daiu: Partizanin nuk e harroj kurrë, tifozët ishin të veçantë

Përparim Daiu, një futbollist që ka dhënë shumë në Shqipëri, ku ka luajtur për skuadra si Besa, Teuta, Partizani dhe Flamurtari. Daiu Perparim

Tashmë ai ka nisur një rrugë tjetër, teksa tashmë është drejtor i  spitalit të Kavajës. Në një prononcim të dhënë së fundmi, Daiu është shprehur se ka qenë një periudhë shumë e bukur te Partizani, të cilën nuk e harron kurrë. Gjithashtu ai është shprehur se Besa nuk e meriton të jetë në këtë situatë që ndodhet tani. “Kjo është një situatë që nuk është përjetuar më parë, por më bën krenar që në spital jemi në krye të detyrës për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Në futboll Kavaja nuk është e qetë. Besa që i ka dhënë ton kampionatit shqiptar, nuk është atje ku duhej të ishte dhe qarkullon në ujëra të turbullta. Rezultatet e fundit dhe një stadium që ka qenë një nga më të mirët ka degraduar në një gjendje shumë të keqe. Drejtor në spital, rikthim në futboll? Futbolli është pjesë e jetës, i kemi kushtuar jetën tonë futbollit. Periudha te Partizani? Ky klub është pjesë e zemrës dhe e jetës.

Ishte familja e madhe , me drejtues që nuk i gjeje në ekipe të tjera. Në çdo vend të Shqipërisë ka tifozë të Partizanit që na përshëndesin. Kam kujtime shumë të mëdha, gjë më të bukur nuk ka.Daiu, trajneri i Lacit

Kombëtarja? Në atë kohë fatkeqësisht ishim pjesë e tranzicionit. Ka qenë një super ekip. Ka pasur lojtarë shumë të mirë. Një si Sulejman Demiollari nuk e gjen dot te Kombëtarja për shkak të krijimtarisë.

Partizani ishte nga të vetmet ekipe që kishte shumë tifozë në stadium. Emocionet ishin të jashtëzakonshme. Kur shënoje golin atmosfera e bukur vazhdonte edhe më pas. Tifozët e Partizanit janë më të mirët që kam pasur në karrierë. Më fushë ishim kundërshtarë dhe jepnim maksimumin, por jashtë ishim shumë miq. Ilir Sulkun  do ta vendosja drejtor të spitalit, për ta parë mëse do të jetë aq i zoti sa në FSHF.(qesh)”, u shpreh Daiu për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"