Besa nuk di të ndalet, blindohet prapavija/ Kavajasit janë gati për startin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2022 | 23:30

Besa nuk di të ndalet, blindohet prapavija/ Kavajasit janë gati për startin

 Besa blindon pra pavijën. Klubi ka siguruar zyrtarisht shërbimet e një portieri dhe të një mbrojtësi. Dëshirat e Gugash Maganit tashmë u plotësuan, ndaj verdhezinjtë tashmë mund të quhen të kompletuar. Vetëm pak ditë para startit, trajneri ka një ekip të dubluar në çdo rol. Hudson Moura da Silva dhe Drilon Kryeziu janë përforcimet më të fundit të kavajasve.

KRYEZIU

“Pazari” është përqendruar jashtë territorit të Shqipërisë. I pari vjen nga kampionati brazilian, ndërsa i dyti është aktivizuar në Slloveni.

PORTIERI – Kishte javë të tëra që si presidenti Nexhat Bizhdili, ashtu edhe trajneri Gugash Magani deklaronin se portierit Ilir Dobjani i duhej një konkurrent i fortë. Dhe më në fund e kanë gjetur. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Hudson Moura da Silva.


View this post on Instagram

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

Ai ka dalë dje në stërvitje, duke iu bashkuar grupit. Tashmë katërkëndori do të ketë një garë mes brazilianit dhe Ilir Dobjanit. QENDËRMBROJTËSI – Besa ka arritur akordin edhe me një qendërmbrojtës të ri dhe të talentuar, si Drilon Kryeziu. Kosovari është i lindur në Kranj të Sllovenisë, por zotëron edhe pasaportë shqiptare. 23-vjeçari ka luajtur më herët edhe për ekipin tonë kombëtar Shpresa, por deri para se të vinte në Kavajë, është stërvitur dhe madje është prezantuar si afrim te skuadra e Erzenit.

 

 

 

View this post on Instagram

 

  A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

Me të plotësohet kështu reparti i prapavijës dhe tashmë verdhezinjtë mund të udhëtojnë të qetë drejt Peqinit, qytet që do të kthehet në “shtëpinë” e kavajasve për këtë sezon.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"