Besa në shifra, 12 transferta dhe Çelhaka rekordmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2019 | 17:03

Besa në shifra, 12 transferta dhe Çelhaka rekordmen

Do të mbahet mend gjatë ky sezon për Besën, që të gjitha ndeshjet i ka luajtur në transferta. Pra, janë 12 transferta për kavajasit dhe ky fakt patjetër që ka ndikuar në pozicionin aktual të tyre në renditje, larg kreut. 

Besa-Kavaje

Nga 6 ndeshjet si pritëse, Besa i ka luajtur 2 në Lushnjë, ku ka fituar 2-0 me Elbasanin dhe 3-0 me Devollin, në Peqin ka fituar 2-1 me Turbinën dhe ka humbur 2-3 me Shënkollin, ndërsa në Pezë-Helmës ka fituar 2-1 me Orikun dhe ka humbur 0-1 me Lushnjën. Në këtë kampionat kavajasit vetëm 4 herë janë pozicionuar në vend të 4-t, në javët 5, 10, 11 dhe 12. Besa është skuadra e tretë për numrin më të madh të golave të shënuar, 20 gola, me mesataren 1.66 gola për ndeshje. Përpara Besës për gola të shënuar janë Apolonia dhe Lushnja.

besa

Momenti më i mirë për Besën është ai mes javëve 9 dhe 11, ku arriti 3 fitore radhazi. Kavajasit i kanë marrë pikë të plota vetëm një skuadre, Elbasanit, që e kanë mundur 2-0 në Lushnjë dhe 1-3 në Elbasan. Ata i kanë humbur të dyja ndeshjet me Lushnjën, 3-2 dhe 0-1. Besa çuditërisht nuk ka arritur rezultate pozitive edhe kur ka qenë në avantazh të 1 apo 2 golave. Në 6 ndeshjet “shtëpiake” kjo skuadër ka marrë 12 pikë dhe 5 në transfertë. Golat e Besës janë shënuar nga 5 futbollistë, Tedi Cara 8 gola, Alked Çelhaka 5, Onuh 4, Gonçalves 2 dhe 1 Erjon Xhafa.

Portën e kanë mbrojtur 2 portierë, 18-vjeçari Ilir Dobjani në 8 ndeshje dhe 25-vjeçari Princ Çali në 4 ndeshje. Besa ka përdorur 22 futbollistë, ku 5 janë 18-vjeçarë, 6 janë 19-vjeçarë dhe 2 janë 20-vjeçarë. Më i “vjetri” në skuadër është Erjon Xhafa (33 vjeç), ndërsa mosha mesatare është 19.1 vjeç, më e reja në tri dekadat e fundit për kavajasit. Vetëm dy lojtarë kanë qenë prezent në 12 javë në formacion, mesfushori dhe kapiteni Alked Çelhaka, me 1035 minuta dhe sulmuesi Tedi Cara me 999 minuta. Besa ka fituar 4 penallti dhe 3 prej tyre Çelhaka i ka shndërruar në gol, ndërsa 1 e ka humbur. Lojtarët e Besës janë ndëshkuar me 23 të verdhë dhe asnjë të kuq.

Feriz FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"