Besa me katër mungesa, do fitore për 4-shen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 12:06

Besa me katër mungesa, do fitore për 4-shen e parë

Besa ka sot një sfidë delikate me Pogradecin dhe seancën e fundit stërvitore skuadra e zhvilloi në fushën e stadiumit me bar natyral, ashtu siç do të jeta edhe fusha e stadiumit të Peqinit, ku do të luhet ndeshja. Në radhët e kavajasve ka shumë peqinas, në staf dhe në organikë, ndaj dhe do të ndihen si në shtëpi.

Devolli-Besa

Njëri prej tyre, Klodian Dervishi, shpreh bindjen se Besa do të triumfojë ndaj Pogradecit për të qenë në 4 vendet e para në fund të fazës së dytë. “Do të kemi 4 mungesa në këtë ndeshje, Bërdufi, Vathi, Shima dhe Zefi, por “recetën” e suksesit e kemi gjetur. Ndeshja me Pogradecin është shumë e rëndësishme dhe dihet, mbrojta më e mirë është sulmi. Kardozo dhe Onuh e kanë rritur efektivitetin e bashkëpunimit.

I vetmi objektiv në lojë për ne është katërshja e parë dhe duke fituar ndeshjen tonë, nuk ka pse bëjmë llogaritë e ndjekësve. Vërtet na shqetëson fakti që na mungojnë spektatorët, por fusha e Peqinit rrethohet nga disa objekte që do t’u shërbejnë atyre për të na ndjekur. Sportadashësit peqinas me siguri do të përkrahin Besën në këtë ndeshje”, tha dje numri 2 i stolit kavajas, Dervishi.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"