Besa mbështetet sërish tek talentet, Meçja: E ardhmja e garantuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2021 | 14:45

Besa mbështetet sërish tek talentet, Meçja: E ardhmja e garantuar

Besa ishte skuadra me moshën mesatare më të re sezonin e fundit, vetëm 21.3 vjeç. Kjo tregon se futbolli kavajas nxjerr dhe afirmon elementë të rinj.

mECJA

Edhe këtë vit politika nuk do të ndryshojë, ndërsa drejtuesit do t’i japin prioritet talentit. I tillë është edhe Flavio Meçja, i cili është i bindur se nga verdhezinjve do të ketë shansin që të kapë majat.

“Akademia jonë ka një sasi të konsiderueshme lojtarësh të talentuar, që shërben si furnizuese sistematike për skuadrën e të rriturve. Fakti që në ndeshjet e fazës së tretë të dy sezoneve të fundit Besa përdori një grup jo të vogël futbollistësh të rinj në formacion edhe si zëvendësues, tregon politikën e klubit.

Këtu ke shansin të rritesh dhe jesh gati për të hedhur hapin e madh dhe shembujt i kemi të shumta. Mendoj se në këtë rrugë do jem edhe unë”. Këto ditë pushimesh, Meçja së bashku me një grup të gjerë lojtarësh të rinj, kryesisht nga ekipet U-19 dhe U-17 të Besës, i kanë shfrytëzuar për stërvitje sporadike, por të vlefshme për të mos ndier asnjë boshllëk, sidomos në aspektin fizik.

“Po presim me padurim të fillojë stërvitja dhe ne futbollistët e rinj të kemi të gjitha shanset për t’u shërbyer sa më tepër objektivave të klubit tonë”, e mbylli 20-vjeçari kavajas.

FERIZ FERIZA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"