Besa luan për vendin e 4-t, mbrojtësi: Nuk na tremb as fusha sintetike, harrojini…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 10:18

Besa luan për vendin e 4-t, mbrojtësi: Nuk na tremb as fusha sintetike, harrojini…

Besa ka shansin që të marrë vendin e 4-t. Ndalesa e Devollit përballë Pogradecit ka ardhur si me porosi. Por që të ngjitet në renditje, fillimisht duhet të kalojë Orikun. Gabimet nuk lejohen më, “kërcënimi” që ka dhënë presidenti Nexhat Bizhdili është i qartë. Ai kërkon edhe tri fitore radhazi, në të kundërt nuk ka rroga. 

Besa-Kavaje

Do të luajnë si pritës në Pezë-Helmës, e megjithatë lojtarët janë të bindur që fusha nuk do t’i penalizojë. I këtij mendimi është edhe qendërmbrojtësi Egzon Shimaj, i cili për “Panorama Sport” shfaqet i bindur për vazhdimësinë.

shimaj bes

“Gabimet na kanë sjellë në këtë situatë. Na kanë mbetur edhe 4 ndeshje për këtë vit dhe synimi është që të marrim maksimumi. Nuk do ta kemi të lehtë, por as të pamundur. Duke nisur nga përballja me Orikumin do të futemi në lojë vetëm me një synim, atë të fitores. Në situatën në të cilën ndodhemi, pak rëndësi ka masa që ka vendosur presidenti. Është gjëja më normale kjo, por rëndësi ka vetëreagimi ynë. Jemi profesionistë dhe kemi për detyrë të justifikojmë atë që klubi bën për ne. Në ekip jemi 80% lojtarë të rinj, por prioritet mbetet afrimi me kreun. Vetëm duke fituar do të rritemi. Fituam me Devollin, ndërsa tani e ka radhën Oriku. Fusha sintetike? Nuk do na penalizojë e as nuk na tremb, u stërvitur këtë javë në të njëjta kushte dhe jemi përshtatur. Përkundrazi, është një plus për ne”, përfundoi shkodrani i Besës.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"