Besa kompleton goditjen e dytë në merkato, kavajasit firmosin me mesfushorin 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 16:22

Besa kompleton goditjen e dytë në merkato, kavajasit firmosin me mesfushorin 19-vjeçar

Besa ka kompletuar edhe goditjen e dytë në merkato, pasi më parë kishin firmosur me Isak Kamara.


81697855_593429824769791_1313137356844302336_n

Burime pranë “Panorama Sport”, bëjnë me dije se ekipi i Gugash Maganit, ka firmosur me Bledar Lila, i cili më parë ka luajtur për Shkumbinin, teksa tashmë është përjashtuar nga Kategoria e Parë.

Me vetëm 17 pikë të grumbulluara në 12 javë kampionat të 2019-ës, Besa e trajnerit Gugash Magani e ka të domosdoshme të përforcojë grupin e futbollistëve për gjysmën e dytë sezonit.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit po punojnë për afrime të reja dhe deri më tani kanë marrë dy futbollistë që premtojnë shumë. Bledar Lila është vetëm 19 vjeç dhe aktivizohet në repartin e mesfushës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"