Besa godet në merkato, rrëmben Cankën nga Tomori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2021 | 9:24

Besa godet në merkato, rrëmben Cankën nga Tomori

Besa godet në merkato, merr Mikel Cankën. Ajo që paralajmëronte tri ditë më parë Ndriçim Kashami, po ndodh. Trajneri njoftonte se kjo do të ishte java e afrimeve “big” dhe paska pasur të drejtë, pasi kavajasit po tentonin të merrnin një nga sulmuesit më të rrezikshëm të Kategorisë së Parë. Edhe pse lushnjari deri dje ishte duke u stërvitur në Berat, situata është përmbysur.

Mikel Canka2

Mungesa e një kontrate dhe mbi të gjitha akordi për të rinovuar i ka dhënë të drejtë lojtarit dhe verdhezinjve që të hyjnë në negociata. Bisedimet duket se kanë shkuar më shumë se mirë, pasi ka ardhur edhe akordi. Është vetë presidenti Nexhat Bizhdili që e konfirmon gjithçka për “Panorama Sport”. Numri një i klubit deklaron se ka marrë aprovimin e sulmuesit dhe tashmë Mikel Canka mund të quhet afrimi më i ri i Besës.

canka

Në këtë mënyrë, kavajasit arrijnë t’i rrëmbejnë Tomorit një ndër sulmuesit e tij kryesorë, njëherësh edhe golashënues i sezonit 2020-2021. Me ardhjen e “bomberit”, verdhezinjtë blindojnë zyrtarisht edhe sulmin. Kujtojmë që pak ditë më parë morën edhe Edmond Hoxhën (u aktivizua edhe në miqësoren që luajtën me Besëlidhjen në Lezhë), ndërsa pritet të rikthehet nga Portugalia edhe Kaina Nunjes. Me këtë treshe fantastike, kavajasit do të tentojnë ngjitjen në elitë.

Pas plotësimit të ofensivës, pritet që në javën e ardhshme të kemi afrime të tjera po kaq të mëdha edhe në mesfushës dhe mbrojtje. Besa nis të dëshmojë me këto afrime se do të synojë më seriozisht se kurrë rikthimin në Kategorinë Superiore.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"