Besa godet në merkato, firmos me ish-lojtarin e Tiranës dhe Skënderbeut. Vjen edhe një mbrojtës armen për provë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2020 | 14:59

Besa godet në merkato, firmos me ish-lojtarin e Tiranës dhe Skënderbeut. Vjen edhe një mbrojtës armen për provë

Jetmir Sefa vishet verdhezi. Ashtu sikundër paralajmëroi “Panorama Sport”, ngjau. Mesfushori ka nënshkruar kontratë me Besën dhe këto ditë do të nisë edhe stërvitjen. Me CV-në që ai ka, do të është pa dyshim një “aset” për trajnerin Ndriçim Kashami, pasi kujtojmë se ka luajtur për klube të mëdha në elitë, si Tirana, Skënderbeu e Vllaznia.

sefa

Por merkatoja ka rezervuar të tjera zhvillime, pasi dje është vënë në urdhrat e Ndriçim Kashamit edhe një mbrojtës armen.

Ai quhet Arman Zejnaljan dhe nga të dhënat e fundit rezulton se ka luajtur në vendlindje për Ararat në sezonin 2017-2018, skuadër e ligës së parë. Nuk bëhet ende fjalë për akord, pasi fillimisht 25-vjeçari do t’i nënshtrohet provës dhe vetëm nëse kalon “klasën”, mund të flitet për firmë. Nëse armeni do të bindë drejtuesit, atëherë prapavija e verdhezinjve do të konsiderohej e kompletuar.

Pezull mbetet çështja e sulmuesit Iran Gonçalvez. Në klub e presin, por thuhet se braziliani i është bashkuar Teutës. Tepër “sekret” po mbahet emri i portierit që ishte paralajmëruar t’i bashkohej ekipit sot. Në klub po tregohen tejet enigmatikë, pasi lojtari në fjalë po pret që fillimisht të marrë lejen e kalimit nga klubi ku luajti sezonin e kaluar.

APOLONIA BESA

Sqarohet gjithashtu se mesfushori Uheid Hoxha zyrtarisht mund të konsiderohet i larguar nga Besa, pasi kontrata e tij me bluzinjtë ka mbaruar në korrik të këtij viti. Sa i përket qendërmbrojtësit Egzon Shimaj, që mori emër te Besa sezonin e kaluar, ai ende nuk është paraqitur në stërvitje, edhe pse me letra vijon të jetë futbollist i kavajasve.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"