Besa godet në merkato, afron tre lojtarë nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 14:56

Besa godet në merkato, afron tre lojtarë nga Superiorja

Tani mund të thuhet se verdhezinjtë kanë nisur ekipin e Superiores. Pas një jave testimi, kanë dalë edhe emrat e parë të merkatos. Sipas presidentit Nexhat Bizhdili, 2 futbollistë me përvojë në Superiore tashmë kanë pranuar ofertën e tij për t’u rikthyer te Besa. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin kavajas Erand Hoxha.

Hoxha

Ky i fundit rikthehet pas 5 vitesh kontributi te Teuta. Prurja tjetër është mesfushori Meglid Mihani, gjithashtu pjesë e ekipeve në Superiore dhe atyre të Kategorisë së Parë. Krahas këtyre dy kavajasve, një tjetër afrim mbetet ai i Kaloshit, mesfushorit që sezonin e kaluar u aktivizua me Korabin.

Mihani-Besa

Ka 3 ditë që grupit i është bashkuar edhe një mesfushor kosovar që ka qenë pjesë e Kukësit, edhe pse nuk është aktivizuar rregullisht. Këto katër afrime janë sinjali i parë i qartë se Bizhdili do ta mbajë premtimin, rikthimin e Besës në Superiore.

Peposhi-Kaloshi

Ditën e premte janë larguar disa nga lojtarët e rinj dhe javën e ardhshme pritet gjithashtu të ketë të tjera largime nga kontingjenti që testoi veten para stafit teknik me në krye Bledar Sinellën.

Bledar Sinella Laci

Nga dita e sotme, starton Besa me katër afrimet e para, por që deri në limitimin e kohës së merkatos do të ketë të tjera surpriza. Nexhat Bizhdili ka ditur të befasojë në orët e minutat e fundit të merkatos.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"