Besa godet në merkato, afron ish-sulmuesin e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 19:03

Besa godet në merkato, afron ish-sulmuesin e Luftëtarit

Eri Lamçja është përforcimi më i ri i Besës në merkato. Futbollisti elbasanas, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Luftëtarit dhe Teutës në Kategorinë Superiore, i është bashkuar skuadrës verdhezi të Gugash Maganit.

Lamcja feston pa fanelle

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi kavajas, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.  26-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Vushtrrisë në Kosovë, ndërkohë që ka vendosur të rikthehet në shtëpi. Gjithashtu gjatë karrierës së tij, ai është aktivizuar edhe me skuadrën e Dritës, Bylisit dhe Elbasanit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Besa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"