Besa godet në merkato, afron ish-kapitenin e Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 19:52

Besa godet në merkato, afron ish-kapitenin e Bylisit

Besa e Kavajës nuk ndalet në merkato. Pas Lilës, Ajazit, Isajit dhe Vathit, skuadra e Gugash Maganit, ka arritur marrëveshjen edhe me futbollistin Ledjon Muça, i cili do të veshë fanellën verdhezi për gjysmën e dytë të sezonit.

bylis-partizani

Mesfushori 27-vjeçar prej disa sezonesh aktivizohej në futbollin kosovar duke qenë pjesë e skuadrave si Vushtrria, Gjilani, Ballkani.

Dinamo-Bylis-1-2-dalja-2015

Në të kaluarën Muçaj ka qenë pjesë e Bylisit në Superiore, ku mbante dhe shiritin e kapitenit. Bëhet fjalë për sezonin 2014-2014.

Mucaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"