Besa fiksohet pas stërvitjes, lojtarët presin “dhurata”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2019 | 12:10

Besa fiksohet pas stërvitjes, lojtarët presin “dhurata”

Besa nuk njeh pushimet. Kampionati është mbyllur për këtë vit, e megjithatë jo stërvitjet. Gugash Magani ka preferuar që skuadra të zbresë në fushë deri të shtunën dhe më pas do të shpërndahen. Dhe futbollistët i janë përgjigjur me shumë dëshirë, pasi shpresojnë që të marrin rrogës e “ngrirë” të tetorit. 

Dinamo Besa

Kujtojmë që presidenti Nexhat Bizhdili i kërcënoi që nuk do t’i paguante, nëse nuk merrnin tri fitore radhazi. Lojtarët përmbushën planin, duke marrë 9 pikë të plota pas fitoreve me Devollin, Orikun dhe Elbasanin. Mungesat gjatë seancës së djeshme ka pasur, por të arsyetuara. Stafi teknik zbulon se lojtarët nga Kosova kanë marrë leje që t’u bashkohen familjeve të tyre për festat e fundvitit.

besa

Ndihmësi i Maganit, Klodian Dervishi, në lidhje me këtë, thotë: “Nuk mund ta linim grupin pa stërvitje deri më 4 janar. Për vetë moshën e re që kanë futbollistët, përgatitja duhet të jetë edhe argëtim. Ishin vetë futbollistët që na kërkuan të vijojmë seancat stërvitore. Një pjesë e tyre nuk e kanë ndërprerë punën nga e hëna, por kjo bëhet më produktive kur merr pjesë i gjithë grupi. Do të vijojmë seancat stërvitore deri të shtunën, ndërkohë që nga e diela, futbollistët dhe ne stafi, do t’i bashkohemi familjeve tona për të kaluar sa më gëzuar festën e fundvitit”.

Zv.trajneri befasoi lojtarët verdhezinj, teksa kishte marrë në stërvitje dhe djalin e tij Elidonin, që luan me moshat e Akademisë së Sporteve. Duket se Dervishi nuk dëshiron të lërë pa stërvitje edhe të birin, që u ndje i rritur, të paktën dje, teksa pati në krahë elementë më me përvojë.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"