Besa e Sinellës nuk fal në shtëpi, i mjaftojnë 2 gola ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 15:55

Besa e Sinellës nuk fal në shtëpi, i mjaftojnë 2 gola ndaj Dinamos

Është luajtur në stadiumin e Kavajës, sfida përmbyllëse e Kategorisë së Parë mes Besës dhe Dinamos. Vendasit e trajnerit Sinella e kanë nisur me këmbë të mbarë kampionatin duke fituar në shtëpi me rezultatin 2-0 ndaj një rivali me tradita si Dinamo.

Besa

Verdhezinjtë gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 15 me anë të Dervishit ndërsa në minutën e 56, kapiteni Mihani shënoi edhe golin e dytë, i cili vulosi fitoren. Me rikthimin e presidentit Bizhdili, kavajasit këtë sezon do të shpresojnë ngjitjen në elitë, kjo dhe falë prurjeve të bëra gjatë merkatos.

Në javën e dytë, Besa do të udhëtojë drejt Lezhës për tu përballur me Besëlidhjen, ndërsa Dinamo do të presë në Tiranë, Erzenin e Shijakut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"