Besa në merkato, synon vëllezërit Kame

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2014 | 9:11

Besa në merkato, synon vëllezërit Kame

Vellezerit KamePas dy shkodranëve Kalaja e Çinari, te Besa kanë dalë në skenë dhe dy lojtarë të tjerë për sezonin e ri. Fjala është për sulmuesit korçarë, Mario dhe Dario Kame. Sulmuesit janë në listën e dëshirave të drejtuesve verdhezinj. Një gjë të tillë e ka konfirmuar shefi i klubit verdhezi, Shaban Myftiu. Në një bisedë për “Panorama Sport”, ai ka bërë të ditur se vëllezërit Kame janë në planet e tyre, por mbetet problem fakti që presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj kërkon t’i japë në formë huazimi.
Deklarata “Po është e vërtetë që në preferencat tona janë edhe dy vëllezërit Kame. Siç kemi sqaruar disa herë, ne kemi ndër mend të ofrojmë lojtarë me kualitete dhe mendojmë se dy vëllezërit korçarë kanë të dhëna të mira. I vetmi problem ka të bëjë me formën e marrjes së tyre. Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj kërkon që të dy lojtarët të vijnë në Kavajë në trajtë huazimi, gjë e cila ne nuk na leverdis. Ende nuk e kemi mbyllur me numrin një të klubit korçar, Takajn, por besoj se presidenti i Skënderbeut do të na i lejojë Kamet, pasi nga blerjet dhe grupi që ka vështirë se këta talente do kenë hapësirë. Jo pak herë me të mbaruar kampionati lojtarët janë larguar dhe duhet nisur gjithçka nga e para. Duke qenë se jemi në Kategorinë e Parë, mendojmë se kontrata minimale të jetë 3-vjeçare dhe ajo maksimale 5-vjeçare. Duam të krijojmë një bazë të mirë për 3 vitet në vazhdim”, ka përfunduar shefi i klubit verdhezi, Shaban Myftiu.
FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"