Besa boshatis infermierinë, dy lojtarë të gatshëm kundër Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2021 | 22:15

Besa boshatis infermierinë, dy lojtarë të gatshëm kundër Apolonisë

Rikuperohet Skerdian Perja. Mbrojtësi kalon dëmtimin që e ka lënë për disa javë jashtë fushave. Ka luajtur vetëm 93 minuta deri më tani (61′ me Pogradecin dhe 31′ me Korabin, ndeshje që janë mbyllur të dyja barazim).

bubeqi besa

Një goditje që mori në sfidën me dibranët e detyroi që të ndërrohej pa u mbyllur pjesa e parë dhe gjithë këtë kohë e ka kaluar mes terapive dhe stërvitjes së diferencuar. E megjithatë, gjithçka i përket së shkuarës tashmë. Është shëruar dhe po përgatitet me pjesën tjetër të grupit, duke dhënë garanci për javën e 7-të.

Kundër Apolonisë është gati, ndonëse vendimi për ta aktivizuar do të merret më tutje prej stafit teknik. Është vetë lojtari që e konfirmon një gjë të tillë, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”: “Jam gati, dëmtimi i përket së shkuarës. Me Apoloninë do tentojmë fitoren e tretë radhazi. Skuadra po rritet dhe shume shpejt do të ngjitemi në vendet e para, duke konfirmuar pretendimet tona për misionin ‘Superiore’.

Por, për të arritur këtë duhet stabilitet në rezultate. Në Fier mendoj se diferencën do ta bëjë përvoja, mesfusha me regjisorin Alsid Tafili dhe sulmi me një ‘gjahtar’ si Mikel Canka”. Një forcë më shumë do të jetë ndaj Apolonisë edhe aktivizimi nga fillimi i Adonis Zeqirit, që gjithashtu e ka lënë pas dëmtimin.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"