Besa barazoi në fund, zv/trajneri i Lushnjës: Ky rezultat i shërben vetëm Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 22:04

Besa barazoi në fund, zv/trajneri i Lushnjës: Ky rezultat i shërben vetëm Egnatias

Ishte Judmir Gaxheli që foli pas ndeshjes, ndonëse në pankinë ishte vetë Ilir Gjyla. Zv.trajneri vlerëson lojën e Lushnjës në 45 minutat e para dhe hapur e thotë që barazimi i vlen vetëm Egnatias dhe askujt tjetër.

gaxheli

“E nisëm mjaft mirë ndeshjen dhe shënuam shpejt. Luajtëm qartë në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë u tërhoqëm për të mbrojtur fitoren dhe duke shpresuar në kundërsulmet tona. Me anë të Bejkos patëm mundësi të mbyllnim takimin, por gabuam. Sigurisht që Besa na dominoi në 45 minutat e dyta, por ne u mbrojtëm mirë, besoj. Pësuam gol atëherë kur nuk pritej. Në fund, ky barazim nuk i vlen asnjërit nga dy ekipet tona, por shkon në favor të Egnatias”, përfundoi Gaxheli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"