Bernardeski “josh” anglezët, klubi i Premier Ligës në vëzhgim të lojtarit italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 10:36

Bernardeski “josh” anglezët, klubi i Premier Ligës në vëzhgim të lojtarit italian

Federiko Bernardeski nuk ka bërë një nisje shumë të mirë të sezonit, por ndeshje pas ndeshje ai po kthehet në formën e duhur.

bernardeski

Goli ndaj Leverkuzenit në Champions, hoqi një barrë për lojtarin italian, që u rikthye deçiziv për bardhezinjtë.

Siç raporton shtypi anglez, italiani  është në “lupën” e Totenhemit që po e vëzhgon lojtarin dhe kërkon që ta ketë në skuadër.

Dukë parë që londinezët nuk arritën të firmosnin me Dibalën, tashmë kanë hedhur sytë te sulmuesi  anësor i Juves, që premton jo pak për të ardhmen.

Gjithashtu te Totenhemi pritet të ketë një revolucion të madh, me largime dhe afrime të shumta gjatë merkatos së verës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"