Bernard Berisha: Numrin 14 te Anzhi e zgjodha prej… Salihit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2016 | 10:57

Bernard Berisha: Numrin 14 te Anzhi e zgjodha prej… Salihit

berishaBernard Berisha ka zgjedhur 14-n si numrin që do të mbajë te skuadra ruse e Anzhit. Ish mesufushori i Skënderbeut ka vendosur të mbajë këtë numër në nder të Hamdi Salihit, të cilin ai e konsideron një ikonë.

Diçka të tillë, Berisha e lajmëron me anë të një postimin në faqen e tij zyrtare në facebook ku shkruan:

“Në Rusi do të mbaj numrin 14, prej Salihit. Nuk dua ti harroj asnjëherë momentet fantastike që kam kaluar në Korçë. Këtë numër e mban pikërisht një ikonë si Hamdi Salihi! Mbaj këtë numër sepse ky njeri na dha suksese të jashtëzakoshme!”

berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"