Berluskoni: Sot ligjin e bën mafia, prandaj Italia dështon në Europë. Milanin nuk e riblej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 16:19

Berluskoni: Sot ligjin e bën mafia, prandaj Italia dështon në Europë. Milanin nuk e riblej

Fillimisht erdhi hetimi i “Corriere della Sera”- s, që hodhi të tjera hije dyshime mbi Jonghong Li (i mbytur në borxhe, për të është kërkuar masa e falimentit), ndërsa më pas ka mbërritur edhe deklarata me tone të larta shqetësuese të numrit një të federatës, Roberto Fabriçini… Kaq ka mjaftuar që Milani, në diçka më shumë se 24 orë, të kalojë nga forma fantastike e rigjetur në kampionat, te kaosi dhe frika që ekziston mbi klubin, jashtë fushës së lojës.

berluskoni kinezet

Gjithsesi, ai që qetëson tifozët, jo vetëm pas deklaratës në ditën e hënë të Adriano Galianit, por edhe asaj të vet Jonghong Li, është ishpresidenti legjendar i kuqezinjve, Silvio Berluskoni. “Nuk e di se nga dalin këto lajme, por unë mund t’u garantoj se kur vendosa t’ua shisja kinezëve Milanin, në mbledhjen e bërë morën pjesë banka e sponsorë ndërkombëtarë, profesionistë të fushës nga e gjithë bota. Pasi kemi studiuar bazat e tyre ekonomike, më pas u ulëm në një tavolinë me zotin Jonghong Li dhe biseduam shitjen, me blerësit që na dhanë garancinë maksimale për këtë operacion”, nënvizon Berluskoni, i cili premton se shumë shpejt koha do t’i japë të drejtë atij për zgjedhjen e bërë.

Gjithsesi, nëse ai tashmë i ka arkëtuar paratë e shitjes (740 milionë euro, nga të cilat 220 milionë shkuan për shlyerjen e borxheve), pyetjes se, nëse do t’i investonte sërish këto para, për riblerjen e Milanit, në rast të një lajmi të keq, në të ardhmen, ish-presidenti i përgjigjet: “Unë jam shumë i kënaqur nga pakti dhe korrektësia me kinezët, për marrëveshjen e shitjes.

Por po jua them hapur: nuk do ta riblija kurrë më Milanin, sepse pas futjes së parave të naftës në sport, duhen shumë miliona për të mbajtur një skuadër në nivele ndërkombëtare, aq shumë sa një familje e vetme, qoftë edhe kjo e imja, nuk mund ta përballojë më, – vazhdon Silvio Berluskoni, i cili, në fund, e mbyll duke thumbuar dy ekipet elitare, aktualisht në Itali. – Po Juventusi i Anjelit dhe Napoli i De Laurentisit si po ia dalin? Ata po lodhen më kot… Shpenzojnë shumë miliona për të rivalizuar kampionatin, ndërsa në Europë dhe në botë po marrin vetëm zhgënjime. Krenarinë ta jep dominimi në botë, siç bënte Milani im”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"