Berluskoni në hall: Vuaj për Milanin, stadiumin e kam braktisur me kohë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2017 | 22:30

Berluskoni në hall: Vuaj për Milanin, stadiumin e kam braktisur me kohë

Që Silvio Berluskoni vuante për ecurinë e dobët të Milanit kinez kjo ishte e qartë, me mediat italiane që prej kohësh publikojnë mendimet e ishpresidentit. Në një intervistë të gjatë që do të transmetohet sot në mbrëmje, “Kavalieri” ka folur për jetën e tij dhe një pjesë të komenteve pa dyshim ia ka kushtuar ish-klubit. Intervista sigurisht është shumë më e gjerë, por disa deklarata janë bërë publike që ditën e djeshme.

Berluskoni

Berluskoni ka pranuar vuajtjen e tij në lidhje me skuadrën e zemrës duke deklaruar se po vuan shumë pozitat e Milanit. “Që kur shita klubin nuk kam shkelur më kurrë në stadium”, deklaron Silvio Berluskoni që nuk e fsheh shqetësimin për të ardhmen e Milanit. Jonghong Li ka investuar 250 milionë euro në merkato, teksa në 12 javë kampionat Montela ka humbur pesë ndeshje, nga të cilat katër kundër rivalëve direkt. Më tej, në intervistën e tij, Berluskoni ka shpjeguar se të gjitha ndeshjet e kuqezinjve i ndjek nga televizori. Ai ka pranuar se: “E shoh Milanin në televizor dhe ndihem keq sa herë që gjërat nuk shkojnë mirë”. Me shitjen e klubit, Berluskoni priste një Milan “galaktik” në emra dhe rezultate, por ecuria deri më sot e ka lënë dukshëm të pakënaqur e ndoshta të penduar për zgjidhjen e bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"