Berluskoni kërkon ndryshim, gjen trajnerin e ri për skuadrën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 21:14

Berluskoni kërkon ndryshim, gjen trajnerin e ri për skuadrën e tij

Klubi italian, Monza, që tani ka pronar Silvio Berluskonin, ka caktuar Kristian Brokin trajner të ri. Broki me këtë rast ribashkohet me ish-pronarin e Milanit. 42-vjeçari kishte pasur më shumë se 100 paraqitje për ish-klubin e Berluskonit, Milanin.

brocchin-804x380

Ai debutoi si trajner me të rinjtë në vitin 2014, ndërsa më pas ka zëvendësuar Sinisa Mihajloviçin për pak javë në fund të sezonit 2015-16 te Milani. Monza luan në Serinë C dhe në pesë ndeshjet e fundit s’ka asnjë fitore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"