Berisha tjetër “mesazh” trajnerit të Kosovës, ndër më të mirët në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 12:55

Berisha tjetër “mesazh” trajnerit të Kosovës, ndër më të mirët në Rusi

Futbollisti i Kosovës dhe Akhmat Groznit Bernard Berisha konfirmon sërish formën e mire që po kalon.
berishaaaa
Anësori i majtë 28-vjeçar është përzgjedhur në “Formacionin më të mirë” të javës së tetë të Superligës Ruse. Pavarësisht se skuadra e tij Akhmati u mund nga Dinamo Moska me rezultatin 1-0, Berisha la mbresa të mira tek analistët e futbollit rus.

Ndërkohë, duket se dhe Kosova ai pritet të ketë sërish vend të rëndësishëm në skuadër teksa flitet se trajneri Bernard Shaland do ta ftojë sërish për ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve (Maqedoni e Veriut, Slloveni dhe Greqi). Me vlerësimin e fundit, ish-futbollisti i Skënderbeut tregon se meriton t’i jepet më tepër besim te Kosova.

20200922_233333

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"