Berisha titullar ndaj Interit, përballet me “fantazmat” e 7-1…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 10:04

Berisha titullar ndaj Interit, përballet me “fantazmat” e 7-1…

“Them vetëm që do i besoj Berishës, nuk zbuloj asgjë tjetër”. Me këtë frazë, Gasperini, trajneri i Atalantës, ka “zyrtarizuar” praninë e portierit shqiptar në kuadratin e skuadrës së tij. Herën e fundit, Etriti arriti të ndalë skuadrën e Luçiano Spaletit në barazim 0-0, më 14 prill të këtij viti. Por, në 3 sfidat përpara saj, është ndëshkuar plot 10 herë nga Interi.

163820745-f74f0e8b-f738-4104-8346-971f20951076-470x261

Nuk ka harruar, me siguri, disfatën 7-1 të dy sezoneve më parë: ishte 12 marsi i 2017-ës, Berisha iu dorëzua tripletave të Ikardit e Banegës dhe golit të Galjardinit. Më 19 nëntor të 2017-ës Interi fitoi 2-0: dopietë e Ikardit.

2017-06-08-12_58_21-Etrit-Berisha-Photos-1024x584

Në rastin më “të mirë” bergamaskët fituan 2-1 (më 23/10/2016), ku Etriti u ndëshkua vetëm një herë nga Eder. Por me formën e këtij Interi, sot do ketë me siguri një detyrë akoma të vështirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"