Berisha “injoron” Kukësin, Tirana dhe Partizani rivalët tanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2015 | 18:48

Berisha “injoron” Kukësin, Tirana dhe Partizani rivalët tanë

berishaBernard Berisha nuk e sheh Kukësin si rival. Përkundrazi, sulmuesi i korçarëve tha për SuperSport se nënkampionët nuk janë në formën e tyre të mirë këtë vit. Përndryshe, Tirana dhe Partizani janë rivalët e Skënderbeut në garën për titull.

“Kanë bërë investime të forta, Partizani dhe Tirana do të jenë rivalët tanë kryesorë, për Kukësin nuk besoj, nuk është në formën e tij të mirë. Pasi Partizani ka marrë lojtarë të cilët kanë lënë gjurmë në kampionatin shqiptar”.

Përsa i përket sfidës së sotme të fituar ndaj Vllaznisë në Pukë, Berisha tha se shkodranët ishin me fat.

“Kundërshtari  kishte shume fat, pasi ne mund të realizonim më shumë. Në repartin e sulmit kemi shumë  zgjidhje. Dalja e Salihit nga loja për shkak të dëmtimit nga penalizoi, pasi është lojtar me shumë rëndësi. Por do të përmirësohemi në çdo ndeshje edhe më  shumë.

Për Kombëtaren

“Rëndësi ka që Kombëtarja të shkojë në Francë. Unë jam tifoz i Kombëtares, uroj që të shkojë në Europian. Po ashtu jam i gatshëm si  çdo futbollist i kuqezinjëve të jap më të mirën për vendin tim, nëse ftohem”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"