Berisha flet si portier i Atalantës: Jam i motivuar për ekipin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2016 | 23:55

Berisha flet si portier i Atalantës: Jam i motivuar për ekipin e ri

Etrit Berisha është zyrtarisht portier i Atalantës dhe në komentin e tij të parë, shprehet optimist për një karrierë të suksesshme me klubin e ri.

Etrit Berisha, ne ndeshjen miqesore te futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi - Marok e luajtur ne stadiumin e rikonstruktuar Loro Borici ne qytetin e Shkodres. /r/n/r/nEtrit Berisha, in a friendly match between the national teams of football , Albania - Morocco played at reconstructed stadium Loro Borici in Shkodra .

Etrit Berisha, ne ndeshjen miqesore Shqiperi – Marok ne “Loro Borici”.

Lajmi për huazimin e tij nga Lacio drejt Atalantës u publikua në mediat italiane gjatë kohës kur Berisha ishte duke luajtur me Kombëtaren në miqësoren ndaj Marokut.

“Ende nuk i di aq shumë detaje pasi sa përfundova ndeshjen dhe dua të takoj menaxherin dhe të di pak a shumë të gjtiha. Por shpresojmë të shkojë mirë, do të jetë një hap në karrierën time dhe jam shuëm i kënaqur dhe i motivuar për ekipin e ri.

Të them të drejtën nuk i frikësohem kurrë konkurrencës ndaj për mua do të jetë një sfidë, më pëlqejnë shumë dhe do të bëj më të mirën, të bind trajnerin dhe ekipin.

Kam besim te vetja dhe zgjedhjet që kam bërë. Gjithmoën është zgjedhje pozitive për mua”,-tha Berisha.

I pyetur nëse ka bërë kërkesë në FIFA për të kaluar te Përfaqësuesja e Kosovës, Berisha theksoi se zgjedhjen për Kombëtaren e ka bërë për t’i përfaqësuar të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Kosovë.

“Edhe më herët e kam thënë që mund të përfaqësoj të gjithë shqiptarët dhe kombëtarja shqiptare ka qenë gjithmonë Shqipëria, ka qenë zgjedhje për të përfaqësuar të gjithë, ndaj jam shumë i kënaqur”,-u shpreh ai për mikrofonin e “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"