Berisha fiton zemrën e tifozëve, shënon golin e parë me lacialët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 21:31

Berisha fiton zemrën e tifozëve, shënon golin e parë me lacialët

Mesfushori shqiptar Valon Berisha ishte një ndër afrimet e Igli Tares te Lacio në këtë merkato verore. 25-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e Kosovës, u bind nga drejtori shqiptar për të firmosur me klubin kryeqytetas dhe duket se menjëherë ka fituar zemrat e tifozëve lacial.

berisha

Në ndeshje miqësore të zhvilluar ditën e sotme, që përfundoi me rezultatin 14-0 ndaj amatorëve të Top 11 Radio Club, Berisha u aktivizua si titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të. Në momentin e shënimit të mesfushorit shqiptar nuk munguan duartrokitjet e tifozëve, të cilët mesa duket janë “dashuruar” menjëherë me 25-vjeçarin.

Berisha2

Edhe pse luhej ndaj një skuadre amatore, trajneri Inzagi kishte hedhur në fushë lojtarët cilësorë. Ndërkohë që portieri Strakosha nuk është aktivizuar për shkak të problemeve fizike. Vendin e tij e zuri Proto, portieri i ardhur së fundmi nga Olimpiakos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"